Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë është në kërkim të një personi i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.

Personi i kërkuar është Agim Jefkaj nga Deçani.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e personit në fjalë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]/21Media