Nga sot pas orës 20:30 do të ketë më shumë efektivë të policisë në rrugët e Shqipërisë për të mos lejuar shkeljen e ndalim qarkullimit. Në këto ditë të fundit të vitit policia bën me dije se do të ketë edhe kontrolle të shtuar në pikat ky dyshohet se tregtohen fishekzjarre apo lëndë të tjera piroteknike.

Prej orës 20:30 në Shqipëri do të vendoset ndalim qarkullimi.

Por ndryshe nga muaji mars në terren nuk do të zbresë ushtria në luftë me armikun e padukshëm, por në rrugë do të ketë më shumë efektivë. Detyra e tyre do të jetë gjobitja e shkelësve.

Rritja e numrit të efektivëve në terren, sipas drejtorit të sigurisë ka si qëllim dhe ruajtjen e rendit gjatë festave.

Lehtësira janë parashikuar në pikat kufitare.

Fishekzjarret dhe lëndët plasëse do të jenë të ndaluara, ndaj dhe do të shtohen kontrollet.

Nisur nga situata e krijuar, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të festojnë në shtëpi festat e fundvitit dhe të respektojnë masat kufizuese të vendosura nga komiteti i ekspertëve./oranews