Policia është duke zhvilluar hetime rreth një qytetari nga fshati Abri e Ulët në Skënderaj, i cili edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk ka qendruar në vetizolim.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i rezultuar pozitiv me Covid 19 i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi”, ka konfirmuar policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Sipas policisë, rasti është nën hetime./21Media