Policia reagon pas arrestimit të 16 aktivistëve të PSD-së

 

Policia reagoi pas arrestimit të 16 aktivistëve të Partisë Socialdemokrate. Sipas policisë, aktivistët shfaqën vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë dhe shpërfillën urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe dëmtuan muralet e stacionit policor.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 16 prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare. Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinohen për veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.”, bëri të ditur policia.

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate protestuan sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër dhe shkruan në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. Me këtë rast, pati ballafaqim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat përfunduan me arrestime.

Ndërkaq, PSD këkoi që 16 aktivistët e arrestar të lirohen./21Media

Back to top button