Policia sekuestron mbi 3 kg heroinë

Policia sekuestron mbi 3 kg heroinë

Policia e Kosovës, sot rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar një burrë i shoqëruar nga një grua.
Përkundër tentativës së të dyshuarit për të ikur nga vendi i ngjarjes, Policia arriti ta ndalojë dhe gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë prej 3 kilogramë e 64 gramë, të cilat janë sekuestruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar si dhe gjyqtari i procedurës paraprake me urdhër të së cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si: Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr, një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit ekstazi, dy grindera, një peshore, katër telefona mobil dhe një veturë.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button