Policia shkatërroi rreth 130 bimë narkotike në zonën e Koshares

 

Policia e Kosovës sot në zonën e Koshares shkatërroi me djegie rreth 130 bimë narkotike. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, sipas të cilit bimët kanabis sativa ishin të gjata deri në 4 metra.

“Sot, më 15.09.2020, patrulla policore gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike. Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra.”, bëri të ditur Krasniqi.

Ndërkohë, rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës./21Media

Back to top button