Bimët e gjata mbi 1 metër

Bimët e gjata mbi 1 metër

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, ka gjetur pesë plantacione të mbjella me bimë narkotike, në rajonin e Koshares.

Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje.

Në atë rajon janë gjetur 4 mijë e 50 bimë, gjatësia e të cilave ishte nga 1 metër deri në 3 metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe djegur bimët e gjetura në atë lokacion.

Për rastin, sipas Policisë, është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’./21Media