Policia shoqëron një votues, dyshohet se fotografoi votën
29 Nëntor 2020
Policia e Kosovës ka shoqëruar një votues në stacion për parregullësi në një Qender Votimi. RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:41, te Qendra e Votimit “Shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini”” në Podujevë.
Votuesi është shoqëruar në polici me dyshimin se ka fotografuar votën.
“Ka fotografuar votën, policia po kryen punën e vet”, ka thënë menaxheri i qendrës së votimit “Isa Boletini”, Fehmi Zeqiri.
Në këtë qendër deri më tani kanë votuar më shumë se 30% e qytetarëve të Podujevës./21Media