Zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit

Zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 në zonën e njohur si 9 katëshet. Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

“Ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetësore”, njofton Policia.

Nga raportimet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit./21Media