Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te qytetarët për respektim të masave antiCovid.

Patrullat policore po angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.

“Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.