Policia vazhdon patrullimet për respektim të masave antiCovid

 

Policia e Kosovës po vazhdon me patrullime në mbarë vendin.

Kjo siç thotë Policia, për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, por edhe për të zbatuar, për të marrë masa në drejtim të ruajtjes edhe të shëndetit publik.

“Patrullat policore gjithandej vendit po realizohen për të ofruar shërbim për qytetarët, për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Prezenca policore është e domosdoshme për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, por edhe për të zbatuar, për të marrë masa në drejtim të ruajtjes edhe të shëndetit publik, respektivisht për të mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë. Duke respektuar masat në fuqi, të gjithë së bashku po ia dalim karshi pandemisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot në Kosovë nuk u shënua asnjë vdekje nga Covid-19, ndërsa raste pozitive janë raportuar 35./21Media

Back to top button