Policia e Kosovës po vazhdon me patrullime rigoroze për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ata edhe sonte bashkë me inspektoratin po mbikëqyrin zbatimin e masave anti-Covid.

“Së bashku me ju qytetarë të nderuar do të fitojmë edhe këtë luftë të përbashkët kundër virusit, prandaj respektoni masat: mbani higjienën, mbani distancën dhe bartëni maskën. Me respektimin e masave nuk do të ketë nevojë për veprime ndëshkuese ndaj askujt”, thuhet në komuniakten e Policisë./21Media