Policia e Kosovës po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

”Qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa”, thuhet në njofitmin e Policisë./21Media