Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia zhvillon aksion në Fushë Kosovë, arrestohet katër persona të dyshuar për shitblerje të kokainës

Policia e Kosovës, konkretisht antidroga në Prishtinë, pas një hetimi një mujor me datë 01.01.2022 rreth orës 15:10, ka zhvilluar një operacion policor me ç’rast në parkingun e një pompë të derivateve në Fushë Kosovë, në brendësi të veturës BMW ngjyrë e zezë, me targa vendore ka arrestuar në flagrancë 4 persona të dyshuar A.B; A.M; F.A; dhe D.J të cilët janë hasur duke shkëmbyer substanca narkotike me para.
Gjatë arrestimit tek i dyshuari A.M janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër A.B, dhe tek i cili janë gjetur 650 euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh.
Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur A.B e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 6 paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej 83.7 gram, 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), 1 peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve.
Gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMW ngjyrë e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe 4 telefona celularë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button