Policisë do t’i dorëzohen pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nesër do t’i dorëzojë Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh.

Dorëzimi i pajisjeve do të bëhet në selinë e PK-së duke filluar nga ora 14:00 dhe sipas UNDP-së, në ceremoni do të dorëzohen skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe për të përmirësuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW).

“Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të shoqërohen nga ambasadori gjerman Sh.T. Jörn Rohde, ambasadorja franceze Sh.S. Marie-Christine Butel, përfaqësues nga Ambasadat e Norvegjisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyrës së BE-së në Kosovë dhe zyrtarë të tjerë në këtë ngjarje.”, u bë e ditur në komunikatë.

Dorëzimi i pajisjeve është pjesë e Programit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i financuar nga qeveritë e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button