Vetëm dje janë raportuar dy raste ku është hasur në para të falsifikuara.

Një punëtor i një marketi në Viti ka hasur në para të falsifikuara. I njëjti ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar, nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Kamenicë. I dyshuari në një autolarje pagoi me 50 euro që dyshohen se janë fals.

Policia thotë se rastet janë duke u hetuar./21Media