Sipas Hazirit, VV do të duhej të mësonte nga qeveritë e kaluara

Sipas Hazirit, VV do të duhej të mësonte nga qeveritë e kaluara

Pas shkarkimeve të anëtarëve nëpër bordet e ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë dhe zëvendësimit me anëtarë të rinjë, disa prej tyre edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri deklaroi se kjo nuk i është dashur Kosovës në këtë fazë.

Lidhur me politizimin e bordeve, nënkryetari i LDK-së sonte në RT21 u shpreh se VV do të duhej të mësonte nga gabimet e qeverive të kaluara.

Haziri shtoi se Kryeministri Albin Kurti ka rënë në grackën e politikave të njëjta, përkundër premtimit./21Media