Polonia fajëson Gjermaninë për dështim të vendosjes së sanksioneve

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki e ka fajësuar Gjermaninë për dështimin e BE-së për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
Morawiecki tha se Hungaria ishte në mbështetje të masave të reja pavarësisht nga afërsia e kryeministrit, Viktor Orban me presidentin rus, Vladimir Putin.
”Është Gjermania ajo që është pengesa kryesore ndaj sanksioneve. Hungaria është pro për sanksionet”, tha kryeministri polak.
Ministri gjerman i mbrojtjes tha dje se BE duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus një ndryshim i rëndësishëm duke pasur parasysh se kancelarja e ka kundërshtuar më parë masën për shkak të shqetësimeve ekonomike.
Morawiecki shtoi se ishte e rëndësishme të respektohej rezultati i zgjedhjeve hungareze, nga të cilat Orban u rizgjodh përsëri kryeministër./21Media

Back to top button