Polonia ia refuzon vizat delegacionit rus për pjesëmarrje në seancën e OSCE-së

Delegacioni rus nuk do të marrë pjesë në seancën e vjeshtës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Varshavë, sepse Polonia ka refuzuar vizat e anëtarëve të delegacionit, tha një zyrtar i lartë rus të mërkurën, shkruan CNN.
Nga Polonia kanë dhënë arsyetimin se pse ky delegacion nuk është pranuar të hyjë brenda territorit të saj.
“Pranimi i delegacionit rus në seancën e OSBE-së do të shkelte parimin e solidaritetit me Ukrainën”, ka thënë kryetarja e delegacionit të Polonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Barbara Bartus në përgjigje të kërkesës për viza, sipas Vladimir Dzhabarov, nënkryetar i parë i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Çështjet Ndërkombëtare.
“Fatkeqësisht, morëm një përgjigje të egër nga kryetarja e delegacionit polak në asamblenë parlamentare të OSBE-së, znj. Bartus, e cila fjalë për fjalë tha se nuk sheh asnjë mundësi që përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në sesionin e vjeshtës të AP të OSBE-së në Varshavë”, tha Dzhabarov gjatë një seance parlamenti.
“Ne presim që një problem i ngjashëm me kufizimin e aksesit të anëtarëve të delegacionit tonë në ngjarjet e asamblesë mund të përsëritet në shkurt kur sesioni dimëror është planifikuar në Vjenë dhe gjithashtu korrikun e ardhshëm në lidhje me sesionin vjetor në Kanada”, tha Dzhabarov./21Media
 

Back to top button