Ponte Prizreni ka mundur Rahovecin në udhëtim me rezultat 77:82 (18:22, 26:17, 22:23, 9:13, 2:7), në kuadër të xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat që ishin të barabarta në parket, megjithatë, mysafirët shkëputen në fund të çerekut të parë, duke fituar 18:22. Lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën e dytë, por në këtë pjesë vendasit ishin më të mirë, duke fituar 26:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:39.

Edhe periudha e tretë ishte mjaft e barapeshuar dhe rezultati 22:23, dëshmon më së miri për këtë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 64:62. 10 minutat ishin mjaft interesante.

Rezultati barazohet disa herë, por asnjëra skuadër nuk arrin të fitojë (75:75) dhe kështu takimi shkoi në vazhdime. E, në vazhdime prizrenasit ishin më të mirë 2:7 dhe duke fituar me rezultat 77:82.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 17 pikë e 12 kërcime dhe Amadi Ikpeze me 14 pikë e 21 kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët në parket ishin Arti Hajdari me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime, Xavier Cannefax me 20 pikë, Ty Nixhols me 19 pikë, Josh Martin me 12 pikë e 25 kërcime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë e 12 kërcime.

Rahoveci dhe Ponte Prizreni tani kanë nga dy fitore dhe dy humbje. /21Media