Portieri i skuadrës italiane të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Donnarumma, i cili ka sqaruar se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, teksa ka shprehur mbështetje për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën situatë me të.

“Qëndroni të fortë! Mos u dorëzoni! Gjithashtu mos harroni të mbani distancë, vendosni maskat, lani duart! Të gjithë bashkë mund ta stopojmë këtë virus. Sonte do të bëjë tifozllëk për shokët e mi të skuadrës nga televizori. Forca Milan”, ka shkruar Donnarumma.