Real Madridi u mposht mbrëmë nga Valencia me rezultat të thellë 4-1 në “Mestalla”. Zhgënjimi në taborin e madrilenëve është i madh, teksa portieri Courtois pas ndeshjes tha se fati i mirë nuk i përcjelli në ndeshjen e mbrëmshme.

Portieri belg pranoi katër gola, tre prej të cilëve nga penaltia.

“Nuk kishim fat. Tri penalti u akorduan kundër nesh, nganjëherë nuk mund t’i bësh lëvizjet e duhura në fushë. Valencia nuk krijoi edhe aq raste, ne ishim më të mirë në fillim të ndeshjes. Penaltia e parë ishte fat i keq, kurse golin e dytë e pësuam pa fat”, ka thënë portieri belg. /21Media