Zlatan Ibrahimovic e humbi një tjetër penalti këtë sezon dhe është zotuar se të ardhmen do t’ia lë bashkëlojtarit të tij te Milanit, Franck Kessie.

Zlatan Ibrahimovic e humbi një tjetër penalti këtë sezon dhe është zotuar se të ardhmen do t’ia lë bashkëlojtarit të tij te Milanit, Franck Kessie.

Rossonerët luajtën baras (2-2) ndaj Hellas Veronas, në një ndeshje në të cilën u kthyen nga disavantazhi prej dy golash.

Ishte pikërisht Ibra që e shënoi golin e barazimit në minutat shtesë, mirëpo më herët e kishte humbur një penalti.

“E ka humbur të fundit apo?”, është dëgjuar duke thënë portieri në kohën kur suedezi po e ekzekutonte njëmbëdhjetëmetërshin.

“Ai ka të drejtë, e kam humbur të fundit”, ia ka kthyer Ibrahimovic.