Portreti i komandatit të UÇK-së, Agim Ramadani gjendet pothuajse kudo në familjet shqiptare , fotografia e tij rri e varur në muret e shtëpive, por kësaj radhe figura e luftëtarit të UÇK-së do të jetë edhe në librin e rekordeve botërore Guinnes.

Kjo falë punës artistike të Besart Gashit, i cili këtë synim e kishte qysh kur filloi ta punojë portretin me kapëse metali.

“Jam i lumtur dhe krenar që me portretin e Heroit të Kombit thyem rekord botëror dhe figura jote u regjistrua në Librin e “Guinness world record”

Kjo Histori nuk përsëritet më sepse askush nuk mund të krahasohet me AGIM RAMADANI-KATANA .”, ka shkruar Gashi pas konfirmimit që iu bë nga Guinness.

Ky portret i punuar me shumë mjeshtri e delikatesë ka dimensione: 4.39cm x 5.93cm pra, 26 m2,

Më parë  Gashi pat deklaruar se për këtë punim gjigant iu është dashur të punojë dy muaj rresht, me shumë mund e sakrificë./21Media