Portugalia në çerekfinale të Kampionatit Botëror

(Lajm i përditësuar)
Portugalia në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Portugalia ka prekur çerekfinalen e Kampionatit Botëror.
Zvicra humb mundësinë për të ecur tutje në Kupën e Botës të këtij viti.
Zviceranët humbën me rezultat të thellë, 1-6 kundër Portugalisë.
Leao shënoi golin e gjashtë kundër Zvicrës.
Portugalia shënon për 5-1 ndaj Zvicrës
Po zhvillohet ndeshje mjaft interesante në Katar, midis Portugalisë dhe Zvicrës.
Portugalia është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale.
Ramos ka shënuar golin e tretë në këtë ndeshje kundër Zvicrës, i 5-i për Portugalinë.
Zvicra shënon ndaj Portugalisë
Zvicra ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Portugalisë
Akanji ka shënuar në minutën e 58’.
Portugalia shënon golin e katërt kundër Zvicrës
Portugalia ka shënuar për 4-0 ndaj Zvicrës.
Guerreiro ka shënuar në minutën e 55’.
Portugalia shënon për 3-0 ndaj Zvicrës
Portugalia ka shënuar edhe golin e tretë në përballje me Zvicrën.
Ramos shënoi në minutën e 50-të për 3-0.
Portugalia dyfishon epërsinë ndaj Zvicrës
Portugalia ka shënuar për 2-0 ndaj Zvicrës.
Pepe shënoi në minutën e 33’.
Portugalia kalon në epërsi ndaj Zvicrës
Portugalia ka ngritur epërsinë për 1-0 ndaj Zvicrës.
Golin e epërsisë e shënoi G.Ramos në minutën e 17’.
Fillon ndeshja mes Portugalisë e Zvicrës
Po zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Zvicrës.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic” dhe është e vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Xhaka dhe Shaqiri së bashku me shokët e tyre te Zvicra do të synojnë vetëm fitoren sot dhe ta vazhdojnë ëndrrën në këtë Botëror.

Back to top button