Portugalia mundi Kosovën
19 Korrik 2019
Portugalia shënon fitore
Portugalia shënon fitore
Portugalia mundi kombëtaren e Kosovës U21 në hendboll, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Kampionatit Botëror “Spanjë 2019″.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 32:21, ndërsa rezultati i pjesës së parë ishte 16:10, shkruan rtv21.tv
Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në RTV21 Plus.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar. Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media