Posta e Kosovës ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente prej aksionarit të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës, si mbështetje për humbjet që pati ndërmarrja në këtë kohë pandemie.

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifaj dhe u.d. kryeshefi ekzekutiv, Salih Morina, në emër të Postës së Kosovës, falënderuan Qeverinë dhe ish ministren Rozeta Hajdari për mbështetjen financiare që i dhanë kësaj ndërmarrje, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve me zyra postare në të gjitha regjionet, përfshirë edhe komunat në karantinë.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, garantuan se mjetet financiare të pakos emergjente të marra nga Qeveria e Kosovës, do t’i shpenzojnë në mënyrë më racionale në përmbushjen e obligimeve jetike operacionale për funksionim normal të Ndërmarrjes, ashtu si janë parapa sipas Pakos Fiskale COVID-19.