Debakli i madh i Barcelonës kundër Bayernit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (8:2) detyroi drejtuesit e ‘Blaugranëve’ të bëjnë lëvizje radikale.

Takimi i presidentit Bartomeu me zyrtarë të tjerë, por edhe me trajnerin Quique Setien dhe drejtorin sportiv Eric Abidal, është caktuar për ditën e hënë.

Sidoqoftë, “Sport” vendas sjell informacionin më të fundit që do të tronditë Gadishullin Iberik. Ata pretendojnë se pothuajse i gjithë ekipi i gjigantit spanjoll është në shitje.

“Sport” deklaron se mund të thuhet me siguri se vetëm kapiteni Lionel Messi, portieri Mark-Andre ter Stegen  dhe Frankie de Jong dhe Clement Lengle do të luajnë për Barcelona sezonin e ardhshëm.

Të gjithë janë në derën e daljes, nëse arrijnë oferta të përshtatshme. Kështu janë lojtarët me përvojë Gerard Pique, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

“Në mënyrë që të ndryshojë skuadra, Barça ka nevojë për shumë para dhe kjo është arsyeja pse ata do të shesin gjithçka që kanë. Neto, Umtiti, Rakitiq, Junior Firpo, Rafinha, Vidal … Të gjithë mund të shkojnë, dhe klubi do të pranojë ofertën e duhur edhe për Antoine Griezmann e cila erdhi verën e kaluar. Coutinho, Dembele gjithashtu bien në atë kategori. “, shkruan Sport ndër të tjera.

Barcelona nuk ka fituar një trofe të vetëm këtë sezon, i cili nuk ka ndodhur që nga 2007/08. /kp