Aktorja Meryem Uzerli, u bë nënë për herë të dytë këtë muaj. Ajo solli në jetë një vajzë bashkë me të dashurin amerikan identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, përcjell portali rtv21.tv

Uzerli postoi fotografitë e vajzave të saj Lara dhe Lily Koi në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Uzerli, a cila ka qenë larg ekraneve për një kohë, vendosi emoji engjëjsh dhe zemre në postimet e saj që morën shumë pëlqime.

Aktorja ende nuk ka treguar fytyrën e Lily Koi.

Meryem Uzerli, 37 vjeç, njoftoi më parë se po bëhej nënë për herë të dytë. “Ne jemi shumë të lumtur të presim në familjen tonë, motra, babi dhe unë./21Media