Pranvera Xhaferi është fituese e garës së tretë Drag Race, e cila të shtunën u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Shtegun e gjatë 402 metra, ajo me Audi RS6 e kaloi për kohën 11.805 sekonda.

Pranvera ishte edhe fituese e garës së parë. “Jam e kënaqur që e nisa dhe e përfundova me fitore në këtë disiplinë. Sigurisht që ky sukses është i veçantë se për herë të parë në Kosovë, por edhe në Evropë, në Drag Race marrin pjesë edhe femrat. I inkurajoj femrat që sa më shumë të marrin pjesë në këto gara, sepse është kënaqësi, adrenalinë, por edhe dëshmi se edhe ne mund të jemi të suksesshme në automobilizëm”, u shpreh Xhaferi pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Ermira Topallit, ndërsa e treta u rëndit Qerime Rexhepi.

Rezultatet:

1. Pranvera Xhaferi (Audi RS6) 11.805 sekonda

2. Ermira Topalli (Audi SQ5) 13.886

3. Qerime Rexhepi (Audi A3) 17.344.