Klipi u xhirua për 72 orë rresht

Klipi u xhirua për 72 orë rresht

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora para dy ditësh publikoi klipin e këngës “How to be lonely”, e që në versionin audio e kishte sjellë ditë më parë. Kënga po pëlqehet shumë nga publiku, e çka e bën edhe më të veçantë është paraqitja e artistes në klip, ku duket shumë tërheqëse.

Një ditë pas publikimit, artistja ka ndarë prapaskenat e klipit, dëshmi që është punuar fort për të sjellë diçka të veçantë. E siç tregoi ajo, për këtë klip u punua 72 orë rresht, transmeton rtv21.tv

“Muaj më parë, para se të na obligohej të rrinim në shtëpi, xhiruam videoklipin e këngës “How To Be Lonely”, për 72 orë! Ishte një xhirim i gjatë, por me një nga regjisorët e mi të preferuar, Dave Mevers dhe me ekipin e tij të mrekullueshëm”, shkroi ajo krahas pamjeve.

“How to be lonely” është kompozuar nga këngëtari dhe kantautori Lewis Capaldi, i cili ka fituar dy çmime ‘Brits’ sivjet./21Media