Reagimi i Gashit pas masave të Qeverisë në detyrë

Reagimi i Gashit pas masave të Qeverisë në detyrë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sonte reagoi pas masave të Qeverisë në detyrë ndaj koronavirusit.

Gashi shkroi në facebook se “autorizimet dhe pergjegjesitë e Kuvendit, Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policisë, Gjykatave dhe institucioneve tjera te pavarura, nuk mund të uzurpohen nga Kryeministri dhe të delegohen më pas tek ministri i shëndetësisë.”

Sipas Gashit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti prapë po bënë luftë personale me presidentin Hashim Thaçin.

Sonte, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi qytetarët me masat e reja të ndërmarra për parandalimin e COVID-19. Vitia bëri të ditur se prej datës 15 prill për personat mbi 16 vjeç do të lejohet dalja nga shtëpitë për vetëm një orë e gjysmë në ditë (90 minuta). Orari i lëvizjes do të përcaktohet në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal./21Media