Ka dështuar për të disatën herë me radhë votimi i projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Për këtë projektligj nuk kishte kourumit, në votim morën pjesë vetëm 31 deputetë.

Ndryshe ky projektligj i iniciuar nga PDK-ja nuk po merr mbështetjen e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Seanca e sotme ka filluar me një orë vonesë dhe në mungesë koreumi ka të votohet edhe Propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.  Nuk pati kuorum as për votimin e Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Edhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19” nuk kishte kuorum. As votimi në parim i Projektligjit për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete, nuk kishte kuorum për votim. /21Media