Puna në Kuvendin e Kosovës po pamundësohet nga brohoritjet e deputetëve opozitar të VV-së, të cilët sërish nuk e dëshirojnë praninë e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj në sallë.

Në sallë u dëgjuan brohoritjet “jashtë, jashtë” duke i goditur tavolinat, edhe pse nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci kërkoi qetësi dhe krijim të kushteve për seancë, shkruan rtv21.tv.

Nagavci e dërgoi Kuvendin në pauzë 15 minutshe për të diskutuar me shefat e Grupeve Parlamnetare.

Paraditen e sotme u ndërprere seanca e parë pasi që grupi parlamentar i VV-së kërkoi që Selmanaj mos të jetë prezent në sallën plenare./21Media