Kaloni te përmbajtja kryesore

Prattipati përsërit thirrjen për projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, sërish i ka bërë thirrje Kosovës që të përfshihet në projektin e gazit amerikan.
Këtë thirrje Prattipati e bëri derisa mori pjesë ë ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë,

“Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore ndaj mallrave amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, shkroi ambasada në njoftim.

Edhe në muajin qershori Prattipati përmes një op-edi shkroi për kërkesën amerikane se Kosova duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button