Kontrabandim me migrantë

Kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në vendkalimin kufitar, Dheu i Bardhë pasi me vete në veturë e kishte një pasagjer, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë.

“Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro”, ka njoftuar policia duke e cilësuar rastin si kontrabandë me migrantë.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media