Katër ndeshje në ditë luhen në Wembley

Katër ndeshje në ditë luhen në Wembley

Federata angleze vjen me idenë e re të rifillimit të kampionatit të Premier Ligës.

Për këtë, stadiumi i Wembleyt dhe qendra stërvitore do të shërbejnë për luajtjen e ndeshjeve.

Premierliga është ndalur prej muajit të kaluar, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit Covid 19.

“Ndeshjet duhet të luhen në qershor ose korrik. Stadiumi do të jetë i zbrazur. Nëse katër ndeshje në ditë luhen në Wembley, kjo do të përfundojë me kohë”, ka thënë një burim i Premierligës për gazetën Times në Angli.

Kujtojmë që renditjen e Premiler Ligës e kryeson Liverpooli me 25 pikë më shumë se sa kampioni i tanishëm, Manchester City.