Premier League miraton shitjen e Chelsea-t

Premier League në Angli miratoi blerjen prej 4.25 miliardë funtesh të Chelsea Football Club nga një konsorcium i udhëhequr nga bashkëpronari i ekipit amerikan të bejsbollit LA Dodgers, Todd Boehly.
Liga thotë se konsorciumi ka kaluar testin e pronarit dhe të drejtorëve.
Klubi u nxor në shitje përpara se pronari Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Blerja mbetet subjekt i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të lëshojë licencën e kërkuar të shitjes./21Media

Back to top button