Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, në kuadër të programit për ditën e shtune.

Përballjet më interesante do t’i takojnë Crystal Palace me Liverpool, Southampton me Manchester City dhe Everton me Arsenal.

Crystal Palace zhvillon ndeshje si vendas kundër kampionit Liverpool. Pas 13 xhirove të zhvilluara, Crystal Palace ka arritur të regjistrojë pesë fitore, tre barazime dhe pesë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 12, me gjithsej 18 pikë.

Në anën tjetër, kampioni Liverpool, pas 13 ndeshjeve e gjen vetën si kryesues të tabelës, respektivisht në vendin e parë, duke arkëtuar 28 pikë nga tetë fitore, katër barazime dhe një humbje.

Programi i plotë i ndeshjeve në Premier Ligën angleze është i bashkangjitur më poshtë.

13:30 Crystal Palace (12) – Liverpool (1) (Stadiumi Selhurst Park)

16:00 Southampton (3) – Manchester City (9) (Stadiumi St Mary’s)

18:30 Everton (5) – Arsenal (15) (Stadiumi Goodison Park)

21:00 Newcastle United (14) – Fulham (18) (Stadiumi St. James’ Park).