Premier Liga angleze do të vazhdoj sot me vetëm një ndeshje të paraparë për programin e ditës së shtune.

Skuadra londineze Tottenham do të zhvillonte sot ndeshje kundër Southampton, por skuadra e Jose Mourinhos ka ndeshje nesër kundër Aston Villës në kuadër të Kupës FA, kështu që ndeshja e sotme është pezulluar, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot në Premier Ligën angleze është ajo mes Brighton dhe Newcastle United.

Të dy skuadrat i ndan një pozitë dhe vetëm një pikë në tabelë, ku Brighton zë vendin e 16-të me 29-të pikë, kurse Newcastle gjendet në pozitën e 17-të me 28-të pikë, vetëm dy sosh larg zonën së rrezikut.

21:00 Brighton (16) – Newcastle (17) (Stadiumi American Express Community).