Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 15.

Ky vikend në Premier Ligë është i njohur ndryshe edhe si “Boxing Day”, si një fundjavë feste por e bashkangjitur edhe me dy xhirot e fundit të gjysmë sezonit të edicionit 2020/21.

Në kuadër të programit të sotëm, në Premier Ligë do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.

Leicester pret në shtëpi Manchester United dhe më vonë do të zhvillohet derbi londinez mes Arsenal dhe Chelseat.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Leicester City (2) – Manchester United (3) (Stadiumi King Power)

16:00 Aston Villa (9) – Crystal Palace (13) (Stadiumi Villa Park)

16:00 Fulham (18) – Southampton (7) (Stadiumi Craven Cottage)

18:30 Arsenal (15) – Chelsea (5) (Stadiumi Emirates)

21:00 Manchester City (8) – Newcastle (12) (Stadiumi Etihad)

21:00 Sheffield United (20) – Everton (4) (Stadiumi Bramall Lane)