Duke filluar nga edicioni 2021/22, kampionati anglez i futbollit, i njohur si Premier League, mund të përbëhet nga vetëm 18 skuadra, ndryshe nga 20 sa janë momentalisht.

Ky propozim ka ardhur së fundi nga anëtarë të ligës angleze dhe atë e ka mbështetur edhe ish-shefi ekzekutiv i Ligës Premier dhe i Liverpooli, Rick Parry.

Për konkretizimin e kësaj ideja, nevojitet miratimi dhe mbështetja e klubeve tjera të mëdha si Arsenali, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham Hotspur.