Premiera e shfaqjes “La Rrém” do të jepet më 10 maj në orën 19:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur regjisori Kushtrim Koliqi përmes një postimi në Facebook.

“La Rrém” është shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena.

Koliqi ka shkruar se kjo shfaqje është më shumë se sa dramë muzikore. Është pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh.

Për shfaqjen “La Rrém” në skenën e TKK-së do të ngjiten aktorët Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti dhe Tristan Halilaj./21Media