Ardhja në jetë e vajzës ”Poem Blu” për reperin Ledri Vula si duket është bërë motiv edhe më i madh që ta vazhdojë të publikojë projekte të reja.

Ai sonte lansoi këngën “Sot Sot Sot”, për tekstin është përkujdesur vet reperi, ndërsa beat është punuar nga Peppa Beatz. Këngës i është realizuar edhe videoklip nga Supercut.

Projekti paraprak i Ledrit është kënga “Si baba” që  u publikua në tetor të këtij viti, dy muaj para lindjes së vajzës, e cila erdhi në jetë me 14 dhjetor. “Si baba” iu dedikua pikërisht asaj./21Media