Premtimet e Sokol Halitit për Vitinë
Në mesin e komunave që të dielën do ketë votime është edhe Vitia.
Për të folur në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për këtë komunë sot në RTV21 ka folur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Sokol Haliti.
Ai ka theksuar se kanë përkrahje të madhe për postin që dëshiron ta rimarrë.
Sipas Halitit, kontakti me subjektet politike që nuk janë në garë është i vazhdueshëm.
Për çështjen e ujit, Haliti ka thënë se kur ka ardhur në krye të komunës së Vitisë, e ka gjetur shumë të dobët çështjen e furnizimit më ujë. Sipas tij, do të punohet me plane konkrete në bashkëpunim me donatorët.
Në fushën e arsimit, Haliti ka thënë se kanë filluar të punojnë me digjitalizim, si dhe kanë hapur biblioteka, kabinete dhe çerdhe.
Në fushën e bujqësisë, sipas Halitit, është krijuar njësia e përpunimit të qumështit në Lubishtë, si dhe një njësi tjetër për përpunimin e djathit të dhisë.
Në fushën e sportit, sipas Halitit, ka filluar të rregullohet stadiumi i katërt.
”Kur kam ardh në krye të komunës së Vitisë, e kam ndalur depopullimin dhe tani 300 shtepi jane duke u ndërtuar”, ka thënë Hamiti.
Ai ka theksuar se përparësi do t’iu kushtohet biznese të reja, në mënyrë që rinia të mos shkojnë jashtë vendit.
Kujtomë që, në këtë komunë në balotazh janë Sokol Haliti nga LDK-ja dhe Arsim Ademi nga VV-ja.
Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arsim Ademi kishte marrë 34.5% të votave, ndërsa Sokol Haliti 41.3% të votave./21Media