Mesfushori i Atalantas, Marten de Roon është gati t’iu dërgojë pica fansave të tij në Bergamo, nëse ekipi i tij vazhdon rrugëtimin përrallor dhe e fiton garën. Ai thotë se do ta mbajë premtimin e tij për t’iu gatuar pica mbi 1 mijë njerëzve nëse Atalanta e fiton Ligën e Kampionëve.

Atalanta do të përballet me Paris-Saint Germainin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Lisbonë, me synimin për ta vazhduar rrugëtimin e tyre.

De Roon kishte deklaruar më parë se do t’iu gatuante pica fansave të tij në Bergamo nëse ekipi i Serie A do ta fitonte trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon./21Media