Premtohen projekte për kulturë e sport në Rahovec
7 Tetor 2020
Projekti për kompleksin “Ukshin Hoti” pritet të futet në buxhetin e vitit 2021
Projekti për kompleksin “Ukshin Hoti” pritet të futet në buxhetin e vitit 2021
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar Komunën e Rahovecit. Ajo është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi me të cilin kanë biseduar për disa nga projektet kulturore-sportive që pritet të finalizohen në këtë komunë. Ministrja Dumoshi u zotua se projekti për fazën e dytë të ndërtimit të kompleksit “Ukshin Hoti” do të futet në buxhetin e vitit 2021./21Media