Prenkaj: Presidentja është duke bërë fushatë

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, tha se shtimi i aktiviteteve të presidentes Vjosa Osmani, duke zhvilluar takime me qytetarët nëpër komunat e Kosovës, është sinjal i qartë se ka filluar parafushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, presidentja dhe partitë politike duhet ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja është duke u përgatitur që të futet në zgjedhje të reja. Së fundmi, ajo është duke bërë fushatë parazgjedhore, duke zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme. Edhe partitë politike kanë filluar përgatitjet për fushatë, por  duhet ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Prenka./RTV21

Back to top button