Presidenca Çeke bën thirrje për shtendosje të tensioneve në veri

(Lajm i përditësuar)-12:50 
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Presidenca çeke e BE-së për RTV21 e ka konfirmuar se liberalizimi i vizave nuk është në agjendën e takimit.
“Po, sot nuk është në rend dite. Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor”, ka thënë presidenca Çeke në një përgjigje për RTV21.
Gjithashtu presidenca çeke ka bërë thirrje për shtendosje të tensioneve.
“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit. Bëjmë thirrje për një shtendosje të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre./21Media
 

Back to top button