Presidenca e Kosovës reagon pasi Rusia shprehi mbështetjen për Ballkanin e Hapur

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së fundi të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se Rusia mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.
Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.
“Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Lavrov konfirmon hapur lidhjen midis synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës . Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia  dhe për të prishur integrimin në BE/NATO.”, ka shkruar Vela.
Gjatë një konferecne për media nga Lavrov pas anulimit të vizitës në Beogrd ka thënë se Rusia përkrah Ballkanin e Hapur./21Media

Back to top button